|

10 mijë euro shpërblim, për kapjen e dy të arratisurve nga burgu i Greqisë

10 mijë euro shpërblim, për kapjen e dy të arratisurve nga burgu i Greqisë

Policia e Shtetit ka vënë 10 mijë euro shpërblim për kapjen e dy të arratisurve nga burgu i Greqisë.

Burime zyrtare nga policia thanë se në orët e para të mëngjesit të sotëm  në afërsi të zonës së Kasharit, shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të dy të burgosurve të arratisur nga vendi i vuajtjes dënimit të Greqisë, edhe pas përpjekjeve të policisë për ti kapur ato kanë mundur të largohen.

Nga të dhënat e para rezulton që të arratisurit mund të jenë fshehur në zonat përreth.

Për të gjithë personat që kanë informacion mbi të arratisurit policia vë në dispozicion numrin e telefonit 069 41 02 392.

Në këtë linjë thuhet se për çdo informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e të dënuarve policia ofron shpërblimin prej 10 mijë euro në çdo rast duke ruajtur anonimatin.

Short URL: http://www.lajmenonstop.com/?p=3975

Posted by on Jan 25 2014. Filed under News. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Recently Commented